Mon, Nov 25, 2024

Në gjendje të rëndë për jetën, frikë për lojtarin shqiptar

  • PublishedOctober 27, 2024

Ankth në futbollin kosovar. Lojtari i Vushtrisë, Erjon Morina ka pësuar sulm në zemër gjatë seancës stërvitore me skuadrën dhe është dërguar menjëherë në klinikën e kardiologjisë në Qendrën Klinike Universitare në Prishtinë.

Të shumta kanë qenë klubet nga Kosova por edhe nga Shqipëria, që nëpërmjet rrjeteve sociale, kanë shprehur mbështetjen e tyre për 22-vjeçarin. Morina, sa i takon karrierës futbollistike, ka luajtur për Morina përndryshe, më parë ka luajtur për ekipe si Malisheva, Llapi dhe Drenica.


AlbaniaWeb.net