Sun, Oct 27, 2024

“Piramida”/ Top Channel sjell spektaklin e ri, nis më 29 tetor nën drejtimin e Bora Zemanit!

  • PublishedOctober 27, 2024

Programacioni javor në AlbaniaWeb.net plotësohet me emisionin e shumëpritur “Piramida” që nis rrugëtimin më 29 tetor.

Çdo të martë në orën 21:00 në ekranin e të gjithë shqiptarëve  game show emocionues do të argëtojë të gjithë familjet, jo vetëm pjesëmarrësit në lojë por e sigurt është se do të përfshiheni edhe ju nga shtëpia. Lojëra argëtuese, quize edukuese që do t’ju sjellin përfitime të jashtëzakonshme, me çmime deri në 30 mijë euro e shumë dhurata.

 

 

Spektakli “Piramida” nën moderimin e Bora Zemanit dhe një stafi të madh që po punon pa ndërprerje do të sjellin për herë të parë një emision gjithëpërfshirës në një skenë rrëzëllitëse që do të ndez një garë të zjarrtë mes familjeve shqiptare.

‘Në çdo puntatë do të ketë dy familje që do të jenë përballë njëra-tjetrës. Do ketë katër raunde lojë, që do të fitohet në secilin raun shumë para. Potenciali në total është për të fituar 30 mijë euro, plus edhe shumë dhurata të tjera. Vetëm në raundin e katërt mund të fitohen edhe 15 mijë euro. Aplikimet vijojnë të jenë të hapura dhe do të jenë të hapura gjatë gjithë kohës, mund të aplikojnë në top-channel.tv”, u shpreh Bora Zemani.

Nuk do të mungojë humori por mbi të gjitha pyetjet e tematikave të ndryshme, që duhet të marrin përgjigje të sakta, në mënyrë që të shpërbleheni me çmimin e madh. Ftesa për t’u argëtuar në këtë show emocionues do të jetë gjithmonë e hapur, ndaj bashkojuni produksionit për të provuar të jeni pjesë e lojës, me dy familje që do të përballen çdo episod në katër raunde fenomenalë.

“Emocionet janë shumë të mëdha, jo vetëm sot në provën gjenerale por dhe ca ditë përpara kur po shihja skenën, punën e madhe nga stafi për të sjellë një format që i mungon publikut, për të patur game show por dhe familje në qendër të garës. Thirrja për të gjithë shqiptarët është që duhet të jenë patjetër në orën 21;00 çdo të martë para ekranit të AlbaniaWeb.net. Familjet që do të vinë këtu do të argëtohen pa fund, por dhe ata që do na ndjekin nga ekrani do të jenë duke luajtur me ne”, u shpreh Zemani.



AlbaniaWeb.net