Mon, Nov 25, 2024

Tragjike në Rrëshen/ U godit nga kova e fadromës ndërkohë që po punonte, ndërron jetë 38-vjeçari

  • PublishedOctober 27, 2024

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Tarazh të Rrëshenit, ku një 38-vjeçar ka ndërruar jetë ndërkohë që po punonte.

Shtetasi A.C,  38 vjeç, banues në Rrëshen, ishte duke riparuar një defekt hidraulik të kovës së fadromës së tij, kur gjatë punës për riparimin e saj, aksidentalisht kova e fadromës ka rënë dhe e ka goditur atë, i cili ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Grupi hetimor po kryen veprimet për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit .



AlbaniaWeb.net