Sun, Oct 27, 2024

VIDEO/ Protagonist në kampionat, Redon Xhixha shënon gol 5 minuta pas aktivizimit

  • PublishedOctober 27, 2024

Redon Xhixha ka shënuar për Karabag. Sulmuesi shqiptar tundi rrjetën e Shamakit në kampionatin e Azerbajxhanit.

Xhixha u aktivizua në minutën e 61-të, kur rezultati ishte 1 me 0 në favor të Karabag. Pesë minuta më vonë ishte pikërisht ai, që dyfishoi shifrat.

Skuadra e tij shënoi sërish para fundit të takimit, për të fituar 3-0 takimin e vlefshëm për javën e 11-të. Aktualisht është Karabag që kryeson renditjen e përgjithshme.


AlbaniaWeb.net