Mon, Oct 28, 2024

“Aurora kishte frikë prej tij, ai e tërhoqi zvarrë dhe e hodhi”/ Vrasje apo vetëvrasje, bie nga pallati 13-vjeçarja shqiptare, arrestohet i dashuri

  • PublishedOctober 28, 2024

Një ngjarje e rëndë ndodhi në Piacenza të Italisë, ku një 13-vjeçare shqiptare ka rënë nga kati i 7 i pallatit.

Nuk dihet ende nëse ishte vetëvrasje apo vrasje, ndërsa në pranga ka rënë i dashuri i adoleshentes Aurora.

15-vjeçari, i cili është gjithashtu me orgjinë shqiptare, sipas medias italiane, akuzohet për vrasje me dashje dhe është dërguar në burgun për të mitur.

Ai i tha policisë se ajo ishte hedhur vetë nga pallati, por miqtë e 13-vjeçares kanë përjashtuar menjëherë mundësinë se vajza mund të bënte vetëvrasje dhe raportuan për një marrëdhënie problematike mes të dyve, ku ajo donte të ndahej herë pas here.

Motra dhe nëna e Aurorës gjithashtu konfirmuan se ai ishte i dhunshëm dhe shpesh e rrihte atë.

Motra e viktimës shkroi në rrjetet sociale se djali “ e rrahu, e tërhoqi zvarrë në katin e shtatë dhe e hodhi poshtë. Më pas ai shkoi në lokal, lau duart dhe thirri 118 duke thënë se ajo kishte kryer vetëvrasje”, sipas mediave vendase.

Ajo tha se ishte e sigurt se “Aurora kishte frikë prej tij” dhe për këtë arsye donte ta linte.

“I thashë policisë se pak kohë më parë vajza ime kishte denoncuar në shërbimet sociale sjelljen e të dashurit të saj. Qëndrime obsesive dhe xheloze, por vajza kishte vështirësi që ta linte këtë lidhje”.



AlbaniaWeb.net