E ardhmja e mbrojtësit të Liverpool, Van Dijk “driblon”: Jam i qetë
E ardhmja e Virgil Van Dijk mund të jetë larg Liverpool. Mbrojtësi holandez ka një kontratë që skadon më 30 qershor 2025 me The Reds dhe ende nuk kanë filluar negociatat për rinovimin e saj.
“Jam shumë i qetë. E kam thënë shumë herë tashmë. Të shohim se çfarë do të ndodhë në fund të sezonit. Po e shijoj futbollin, ndihem shumë mirë fizikisht dhe mendërisht.
Ndihem sikur jam në një moment të mirë. Nuk ka asgjë tjetër për të thënë. Dua të vazhdoj të shijoj çdo ndeshje, sepse është një lojë e bukur”, tha ai për kanalet zyrtare të Liverpool-it.
(J.S/)