Sun, Nov 24, 2024

Ish banorja i drejtohet Olta Gixharit: Për bullizuese do të kryesoje listën

  • PublishedOctober 28, 2024

Mbrëmjen e sotme, “Big Brother Vip Kosova” nisi me tensione.

Ish-banorja, Aria ishte e ftuar në spektaklin e natës së sotme (e hënë), ku pati një përballje me opinionisten Olta Gixhari.

Ish-konkurrentja e quajti atë bullizuesen më të madhe, madje me epitetin mbretëresha e kësaj.

“Nëse do të hapej një sondazh për bullizuese për Big Brother VIP Kosova Shqipëria ti do të kryesoje listën, do të ishe mbretëresha”, iu drejtua ajo.

Gixhari nga ana tjetër reagoi ashpër duke kërkuar nga Aria që t’ia gjejë një video apo diçka të tillë ku ka qenë bullizuese.

Kjo përplasje mes dyshes u ndërpre nga moderatorët, me mundësi sqarimi pas këtij spektakli.