“Jam i tërbuar”, Inzaghi “qan” rastet, Motta kapet pas pikës në derbi
Simone Inzaghi, trajneri i Inter, nuk e fshehu aspak zhgënjimin për rezultatin që prodhoi derbi i Italisë, një barazim 4-4 që i ka lënë një shije shumë të hidhur:
“Jam i tërbuar. Nuk mund të pësojmë katër gola, është e papranueshme të pësosh 4 gola nga 4 gjuajte në kuadrat. Në të njëjtën kohë duhet të kishim shënuar 7-8 gola, një vit më parë e sigurt do të kishim shënuar edhe 4 gola të tjerë. Ata janë një skuadër që kishte pësuar shumë pak në kampionat. Goli i tretë erdhi nga një rivënie anësore, ndërsa goli i katërt pas një gabimi në zonë, nuk bëhet kështu. Bëmë shumë gabime në një ndeshje që e meritonim të fitonim, u shpreh Inzaghi.
I ndryshëm është diskutimi në radhët e Juves, trajneri Motta nuk e hedh poshtë pikën e marrë:
“Përjetuam disa situata të komplikuara, por qëndruam në lojë. Pas golit të katër, Inter mund të shënonte edhe të pestin, e njëjta gjë edhe me ne, pas golit të katërt mund ta fitonim ndeshjen. Ky takim duhet analizuar mirë. Është hera e parë që i lejuam një ekip kaq shumë raste, vuajtëm shumë në mbrojtje kundër një ekipi të fortë. Gjithsesi, ishte një ndeshje e hapur dhe korrekte”, theksoi Motta.
()