Sun, Nov 24, 2024

“Mbetjet toksike në Shqipëri, e njëjtë me ato spitalore”, gazetarja: Zero transparencë! Po kryhet hetim për…

  • PublishedOctober 28, 2024

Gazetarja Anila Hoxha e ftuar në emisionin “Top Story” nga Grida Duma, foli për mbetjet toksike të ardhura në Shqipëri.

Ajo u shpreh se institucionet shqiptare thonë se nuk është përgjegjësia e tyre, ndërsa e krahasoi çështjen me atë të mbetjeve spitalore, ku shtoi se nuk ka informacion dhe transparencë.

Në lidhje me mbetjet spitalore, Hoxha tha se është duke u kthyer një hetim i thellë.

“Institucionet shqiptare, secila prej tyre largohet dhe thonë “s’është përgjegjësia ime”.  Ka kaluar elefanti në vrimën e gjilpërës. Kemi rregulla, dhe befas askush nuk thotë asgjë. Këta e bëjnë informacionin me pronar. Heshtja pas heshtjes janë të zeza. Për të marrë një informacion është gjithë kjo procedurë. Burime të policisë më thanë që aspekti është si ka kaluar kontejnerët. Ka port? Kush ka firmosur. Kur sillen ngarkesat e kokainës thonë që bëjmë kontroll sporadik. Kjo kompani që prodhon këto mbetje, ai inspekton AKM? Bëhet raportim? Kjo histori është gati gati e njëjtë si ajo e mbetjeve spitalore në Shqipëri. Ne kemi zero transparencë, informacion për dhjetëra vitesh. Në fund ne kemi 0 informacion. Kam marrë informacion që është duke bërë një inspektim i thellë nga shteti për mbetjet spitalore. Ne duhet të kishim informacion sepse është me ndjeshmëri të lartë. Çfarë ka bërë secili.”, u shpreh ajo.


AlbaniaWeb.net