Përse pati një zënkë mes Ingridit dhe Çiljetës disa vite më parë?
Ingrit Gjoni dhe Çiljeta Xhilaga kanë një miqësi 20-vjeçare.
Përpara disa vitesh ato kanë pasur edhe disa bashkëpunime të suksesshme me njëra tjetrën si “Puçi puçi”, “Mike dhe Rivale”.
Po ashtu vite më parë, u tha se mikeshat ishin zënë dhe marrëdhënia e tyre ishte prishur.
Ka qenë vetë ish-konkurrentja e “Ferma VIP”, Çiljeta e cila ka zbuluar në një InstaStory se sherri i tyre ndodhi për një arsye fare të vogël.
Vajzat janë zënë për një laps sysh, në 2010 në Amerikë. Pavarësisht kësaj miqësia e tyre vazhdon të jetë e fortë dhe çdo gjë është lënë pas.