VIDEO/ Muçi protagonist në Stamboll, realizon gol ndaj Galatasaray
Ernest Muçi protagonist. Sulmuesi shqiptar ka realizuar gol për Besiktas, në humbjen 2-1 ndaj Galatasarayt. Në sfidën e sotme, lojtari nuk u aktivizua titullar. Trajneri preferoi Muçin në minutën e 68-të, në vend të Mario.
23-vjeçari në sezonin e kaluar me këtë skuadër luajti 13 ndeshje dhe “tundi rrjetën” 3 herë. Ai ka luajtur më parë për Tiranën dhe Legian e Varshavës.
Sulmuesi kuqezi ishte i grumbulluar me Shqipërinë për ndeshjet e kaluara, duke luajtur 4 minuta ndaj Çekisë, ndërsa qëndroi në stol në sfidën në Gjeorgjisë.
(J.S/)