Mon, Nov 25, 2024

“Bonus më të lartë në fund të vitit për pensionistët”, Rama: Brenda mandatit të ardhshëm do rriten sërish pensionet

  • PublishedOctober 29, 2024

Kryeministri Edi Rama pohoi para pensionistëve në Fier që qeveria po punon për rritjen e bonuseve dhe pensioneve.

Teksa foli për skemën e pensioneve, Rana tha se bonusi i përvitshëm do të jetë më i madh se ky që është aktualisht.

Tani po përgatitemi dhe po bëjmë llogaritjet. Ne e bëmë bonusin 5 mijë lekë të reja për çdo pensionist. Tani po përgatitemi për një bonus të ri të përvitshëm, që të jetë më i lartë sa ky që është. Ky është hapi i parë që do të jetë i menjëhershëm dhe i përhershëm. Fond që do e lëmë mënjanë për pensionet. Po bëjmë plane për të rritur pensionet brenda mandatit të ardhshëm.”-u shpreh kryeministri Rama.

Në Republikën e Shqipërisë numërohen mbi 700 mijë persona që trajtohen me pension.



AlbaniaWeb.net