Mon, Nov 25, 2024

Çfarë i ka bërë fytyrës së saj tani? Kylie Jenner zbulon një pamje të re

  • PublishedOctober 29, 2024

Kylie Jenner u shfaq me një pamje të re të guximshme ndërsa merrte pjesë në çmimet CFDA 2024 në Muzeun Amerikan të Historisë Natyrore në New York City të hënën.

Forma e re e vetullave të yllit të reality show-t, 27 vjeç, tërhoqi vëmendjen e të gjithëve. Ajo kishte vetulla të shkurtra, të cilat përmirësonin dhe i jepnin pamjes së saj një tjetër hije.

Kylie u shfaq me një fustan të zi nga Jean Paul Gaultier Haute Couture nga Haider Ackerman, i cili iu përshtat tepër shumë!

Po ashtu ajo e kompletoi look-un me taka të zeza me majë dhe një grim të butë smoky.