Divorci dhe sherri i bujshëm, Maya: Ish-burri ka probleme me alkoolin dhe drogën
Besojmë e mbani mend sherrin mes këngëtares Maya Aliçkaj dhe bashkëshortit të saj. Sipas vendimit të gjykatës së shkallës së parë më datë 19 mars 2025, këngëtarja ishte pajisur me urdhër mbrojtjeje ndaj bashkëshortit. Në bazë të këtij urdhri, bashkëshorti duhet të respektonte distancën prej 200 metrash mes tyre.
Çështja pati bujë të madhe në media dhe lajmet vërshuan gjithandej. Asokohe, Maya deklaroi vetëm se “u hodh baltë mbi figurën e saj” dhe se do të fliste për këtë gjerë e gjatë në një moment të dytë.
Ditën e sotme, teksa ishte e ftuar në programin “Rudina”, Maya thotë se është përpjekur shumë që të mos ndajë problemet e saj me publikun, sidomos për djalin.
Intervista:
Rudina Magjistari: Ka përfunduar divorci?
Maya: Jo, nuk ka përfunduar ende. Shpresoj që në nëntor të përfundojë, shpresoj. Është një temë që nuk di çfarë të them sepse u bë shumë pis, u morën gjëra të pavërteta dhe u nxorën si të vërteta.
Rudina Magjistari: E ke fjalën për mediat?
Maya: Për mediat, për ish-in, babain e djalit, ai ka probleme shumë të theksuara prandaj u thashë të gjitha televizioneve kur po më merrnin që mos më merrni në këtë pikë sepse është babai i fëmijës tim, e kemi pasur si e kemi pasur hallin, herë ashtu, herë ashtu, janë probleme të mëdha edhe unë nëse do t’i them të gjitha këto gjëra, nuk është mirë, nuk ka nevojë të marrë vesh publiku tani të gjitha hallet tona që kemi, unë jam munduar të nxjerr pjesët e bukura.
Rudina Magjistari: Pa diskutim, ato le të mbeten tuajat.
Maya: Por televizionet… dua të falenderoj televizionet që nuk u përzien fare me këtë për të bërë bujë edhe pse në shpinën e dikujt tjetër që mund të ketë vuajtur shumë për një familje të shëndoshë, që mund të ketë kaluar shumë por ruhet që mos ta bëjë këtë gjë publike, pikë së pari jo figurën time sepse mua më njohin sepse njeriu e bën vetë historinë e tij, nuk ta bëj as unë ty historinë tënde, gënjeshtra i ka këmbët e shkurtra, por pikë së pari për fëmijën. Askush s’ka të drejtë, as një avokate e korruptuar, as një moderatore e korruptuar, as një burrë i korruptuar, as një baba që nuk e di… të marrë të drejtën e një fëmije dhe ta përdorësh ti atë për të mërzitur nënën e fëmijës. Për çfarë? Sepse ti po e fut atë fëmijë, po e tradhton, kjo është tradhtia, ti po tradhton pjellën tënde, ti po futesh në të drejtën e tij bashkë me avokaten tënde dhe po thua gjëra që nuk janë dhe po merr dokumente, po bën gjëra false, po i nxjerr, për çfarë? Çfarë borxhi të ka ty ky fëmijë? Nuk e pyete ti atë para se ta bëje.
Rudina Magjistari: Ai është gjëja më e shtrenjtë pa diskutim, më i rëndësishmi në gjithë këtë histori është ai.
Maya: Të bësh gjithë këto sakrifica, të durosh kaq shumë padrejtësi sepse ishi im ka pasur problem shumë të madh me alkoolin dhe me drogën dhe i ka. Unë kam luftuar shumë fort, por shumë, shumë, shumë që të hiqte dorë nga kjo gjë dhe bëri një kurbë dikur, zgjati vetëm dy muaj e gjysmë dhe ishin dy muajt e gjysmë më të qetë të jetës sime. Por është një natyrë kameleoni që është herë prift, herë hoxhë dhe është i ndikuar nga këto gjëra. Televizionet tani, ti e sheh, unë po të them që ka shumë probleme, ti për çfarë e nxjerr atë, kush është ai që e nxjerr? Për çfarë? Përse? Përse duhet ta bësh këtë gjë? Përse duhet të luash me jetën e një fëmije?