FOTO/ Në kërkim të një “djalli”, Man.United “all-in” për Amorim, zbulohet klauzola që e dërgon në “pallatin e ëndrrave”
Erik ten Hag u transfera me shumë buje te Man.United, si një nga trajnerët më premtues, në një kohë kur sapo kishte mbyllur një cikël të suksesshëm në krye të Ajax. Holandezi nuk arriti kurrë të ngrinte Man.United në nivele të larta, ndërsa këtë sezon “djajtë e kuq” po zhyteshin gjithnjë e më shumë në krizë. Humbja kundër West Ham “mbushi kupën” me drejtuesit e klubit që vendosën më në fund ta shkarkonin, ndërsa zgjodhën ndihmësin e tij Ruud van Nistelrooy si trajner të përkohshëm.
Me Ten Hag që tashmë është një kapitull i mbyllur në shtëpinë e Man.United janë të fokusuar totalisht për të gjetur një zëvendësues. Të gjithë mediat në ishull i kushtuan faqen e parë pikërisht trajnerit të ri të Man.United, të gjitha bashkohen në një pikë, Ruben Amorim.
Jo vetëm mediat angleze, edhe në Portugali bëjnë me dije se Amorim, trajneri aktual i Sportiung Lisbona-s, është kthyer në prioritet absolut. Amorim ka një klauzolë largimi prej 10 milionë euro nga Sporting nëse 39-vjeçarit transferohet në një klub të madh evropian.
Në të kaluarën tekniku portugez është lakuar për një transferim te Liverpool, por të shumtë janë edhe mediat të cilat e shohin si pasues të Pep Guardiola-s në stolin e Man.City.
()