Përshkallëzohet situata në rrethrrotullimin e Rrogozhinës, protestuesit ofendojnë dhe godasin qytetarin
Në protestën që po vijon prej dy orësh në gjashtë akse kryesore të vendit, situata më e tensionuar paraqitet në rrethrrotullimin e Rrogozhinës.
Protestuesit janë përplasur vazhdimisht me qytetarët. Madje, ata ofenduan dhe goditën një qytetar, që kërkoi të lirohej rruga dhe të ikte në shtëpi.
Qytetari: Kam shtatë vite që nuk votoj
Protestuesit: Më keq akoma
Qytetari: Nuk votoj, pse të votoj?
Protestuesit: As për Ramën nuk duhet të votosh, për asnjë
Qytetari: Nuk më ke dhënë asnjë lloj ndihme, as bukë nuk më ke dhënë
Protestuesit: Ku e ke teserën e partisë?
Qytetari: Me zanatin që kam…
Protestuesit: Ik shko në spital, ik
Protestuesit: Komunist
Protestuesit: Shko voto Ramën pra
Qytetari: Hape rrugën që të shkoj në shtëpi
Protestuesit: E pret Rama
Protestuesit: Je provokues
Qytetari: Unë? Nëse jam unë provokues, hajde shkojmë te shtëpia ime
Protestuesit: Jeton në Shqipëri ti
Qytetari: Unë nuk jam me asnjë ore
AlbaniaWeb.net