Mon, Nov 25, 2024

Rinis qarkullimi në Elbasan, Policia bllokon anës rrugës protestuesit

  • PublishedOctober 29, 2024

Qarkullimi i mjeteve ka rinisur në Elbasan, në rrethrrotullimin e Bradasheshit.

Policia e Shtetit ka bllokuar anësh rrugës protestuesit, duke lejuar në këtë mënyrë lëvizjen e makinave.

Pak më herët, protestuesit u përplasën me efektivët, ku nuk munguan ofendimet dhe goditjet fizike.

“O qelbësira, nuk keni turp, o legena, ikni, turp”, ishin fjalët me të cilat protestuesit demokratë iu drejtuan efektivëve, teksa u kërkuan të largohen. Deputeti Tomor Alizoti këmbënguli se protesta ende nuk është mbyllur dhe bllokimi i rrugës do të vijojë deri të paktën në orën 20:00, sikurse ishte njoftuar.



AlbaniaWeb.net