Napoli “fluturon”, por Conte nuk flet për titull, beson edhe Fonseca
+7 nga Interi i vendit të dytë në vetëm 10 javë, janë shifra që as tifozi më i zjarrtë i Napolit nuk i kishte imagjinuar, por Conte po vë në jetë një mrekulli të vërtetë, të paktën deri në këtë pikë të sezonit. Në përfundim të ndeshjes, në konferencë për shtyp, Conte u ndal pikërisht te ky detaj:
“Askush nuk fshihet, por të jemi realist, jemi duke bërë diçka të jashtëzakonshme që askush nuk e priste. As më i çmenduri nuk e mendonte një nisje të tillë, por duhet të qëndrojmë me këmbë në tokë. E sigurt është që unë nuk fshihem, në karrierën time kam fituar diçka sa për tu mos fshehur, por ne e dimë shumë mirë se objektivi ynë i parë është të rikthehemi në Evropë. Janë të paktën 5-6 skuadra që ashtu si në dëshirojnë të futen nga porta kryesore, por të mos harrojmë, vijmë nga një vit kur e mbyllëm sezonin -41 pikë nga vendi i parë”.
Pavarësisht se ekipi i tij ndodhet 11 pikë larg vendit të parë, Napolit, Fonseca vijon të besojë se Milan mund të fitojë titullin këtë sezon: “A është titulli ende objektiv? Nuk mund të them të kundërtën duke parë mënyrën se si luajtëm. Janë zhvilluar vetëm 9-të javë, nuk kujtoj asnjë skuadër që të ketë fituar apo humbur kampionatin pas 9-të javësh. Dua të vijoj rrugëtimin tim, të marrim rezultate pozitive dhe të rikthehemi në garë për titull”.
()