Wed, Oct 30, 2024

NBA/ Rikthehet Jokiç, “gjigandi” serb udhëheq Denver drejt fitores, fitojnë edhe Golden State pa Curry-n

  • PublishedOctober 30, 2024

Rikthehet më në fund Nikola Jokiç. “Ylli” serb i ish kampionëve të NBA, Denver Nuggets, është rikthyer të zhvillojë një ndeshje sikundër të gjithë të apasionuarit pas lojës së koshit janë mësuar ta shohin. 29 pikë, 18 topa në tableë dhe 16 asistë, bëjnë që një super Nikola Jokiç të udhëheqë Nuggets drejt suksesit 144-139 ndaj Brooklyn Nets. Ndeshja ndaj Nets rezultoi më e vështirë nga sa pritej për Denver, së cilësi’u desh koha shtesë për të siguruar fitoren e 2 sezonale.

Ndërkohë sukses i Golden State 124-106 ndaj New Orleans Pelcans. Vendasit fituan edhe pa “yllin” e tyre Curry në parket. Ndeshja filloi më mirë për Pelicans që e panë veten në avantazh 31-14, por përmbysja e madhe erdhi për Warriors, falë 28 pikëve të Buddy Hield, që mori përsipër të zëvendësonte Steph Curry, duke i dhuruar skuadrës një sukses të rëndësishëm.

Ndërkohë nuk di të ndalet Dallas Mawericks. Skuadra texane arriti fitoren e 3 rradhazi, kësaj radhe ndaj Minesotës me rezultatin 114-120, duke qenë kështu skuadra më në formë e momentit.nthony Davids me 24 pikë nuk mjaftoi për Timberwolves. Për Mawericks, 35 pikë realizoi Irving, 24 Donçiç dhe 17 Pj Wahington, për të sgiluar suksesin e 3 në po kaq ndeshje.

Ndërkohë në sfidën e 4 të mbrëmjes së të martës, fituan edhe Sacramento Kings 113-96 ndaj Utah Jazz.


AlbaniaWeb.net