Në “duar” çështje shumë të rëndësishme, TCH mëson kush janë 10 emrat e kandidatëve për Gjykatën Kushtetuese
Kur Gjykata Kushtetuese është me 8 gjyqtarë dhe ka në shqyrtim çështje shumë të rëndësishme, si ajo e Sali Berisha, dhe pritet të dalë edhe ajo për “SKYECC”, AlbaniaWeb.net ka mësuar se cila është lista me 10 kandidatë që kanë shprehur interes për anëtar!
Gazetarja Anila Hoxha mëson se 10 kandidatët që kanë shprehur interes për Gjykatën Kushtetuese pas dorëheqjes së Elsa Toskës. Mes konkurrentëve Anila Hoxha ka mësuar se ka edhe ish-anëtarë të këshillit të lartë të prokurorisë, si dhe ish-anëtarë të këshillit të lartë gjyqësor, por gjithashtu edhe anëtarë të komisionit të vettingut.
Kuvendi ende nuk i ka bërë publik emrat, por gazetarja e AlbaniaWeb.net i ka mësuar nga burime shumë konfidenciale, dhe ata janë: Naureda Llagami, ish-kryetare e KLGJ të cilës i mbaroi mandati, Alfred Balla, ish anëtar i KLP, Nurihan Meta (Seiti), ish-anëtare e KLP, Roland Ilia, anëtar i komisionit të vettingut, Irena Nino, Gentian Zyberi, Klodian Rado, gjyqtar i cili jeton në Kanada, Eris Hysi, Nertila Sadedini dhe Sinan Tafaj.
AlbaniaWeb.net