“Vjen me biçikletë nga Fllaka dhe thua bëra 50 kilometra”, Rama batuta me pensionistin që nuk e linte të fliste: Ç’e ke këtë adrenalinë?!
Gjatë takimit me pensionistët në Durrës, kryeministri Edi Rama është ndërprerë vazhdimit gjatë fjalës nga një i moshuar.
Rama i tha se duhej të flisnin të gjithë me radhë, dhe se nuk mund të fliste vetëm ai. Kreu i qeverisë nuk i ka kursyer as batutat kur i tha se me adrenalinën që ka, nuk do t’i bjerë fuqia as për 100 vjet.
“Ata që vetëpunësohen u kemi thënë që dhe këto mund t’i mbani, unë po të flas për pensionistët pse nuk më dëgjon, ca e ke këtë adrenalinë? Do të marr unë në punë, hajde mo se do të të marr unë në punë. Pse nuk më lë të flas deri në fund? Po të flas për pensionistët e vetëpunësuar! Po nëse nuk dëgjon do dalësh i paqartë, ndaj thua se bën 50 kilometra nga Fllaka, vjen me biçikletë nga Fllaka dhe thua bëra 50 kilometra.
Nuk dëgjon ai, vetëm flet… Po e sqaroja që nëse do futet në punë do të ketë mundësi të kontribuojë dhe kështu do të plotësojë dhe vitet dhe do marrë pension më të mirë kur t’i mbarojnë fuqitë. Por atij s’kanë për t’i mbaruar fuqitë edhe për 100 vjet”, tha Rama.
AlbaniaWeb.net