Fri, Nov 22, 2024

Autoritetet neglizhojnë urdhrin e prokurorisë për ‘mbetjet e rrezikshme’

  • PublishedOctober 31, 2024

Autoriteti Portual Durrës dhe institucionet në varësi të Ministrisë së Mjedisit dhe Turizmit kanë nxjerrë justifikime të ndryshme duke lënë në pritje shkarkimin e tyre në port dhe gjetjen e një hapësire fizike ku mund të ruhen kontenierët e dyshuar në pritje të hetimeve.

“Nuk kemi kapacitet për t’i mbajtur në port pasi ato kërkojnë 1000 metra katrorë hapësirë”- i tha BIRN-it, zëdhënësja e Autoriteti Portual, . Ajo shtoi se kjo do të ndikonte në mbarëvajtjen e punës së terminalit, por shtoi edhe se refuzimi për t’i shkarkuar lidhej dhe me rrezikshmërinë e këtyre kontenierëve.

“Kush na garanton ne se nuk përbërjen rrezik për mallrat e tjera në terminal?”- aludoi ajo.

Urdhëri i prokurorisë që mban datën 27 tetor i drejtohet këtij institucioni dhe autoriteteve kufitare, policore dhe doganore.

“Të merren masa që sendet e sekuestruara të depozitohen në një vënd të sigurtë si përsa i përket sigurisë mjedisore dhe asaj fizike, nëpërmjet monitorimit të kamerave 24 orë. Sendet e sekuestrua të mbahen në gjendjen që janë pa u proceduar me hapjen e tyre”- thuhet në këtë shkresë.

Por, BIRN mësoi se nuk është vetëm Autoriteti Portual që po refuzon të zbatojë këtë urdhër.

Institucionet në varësi të Ministrisë së Mjedisit dhe Turizmit nuk kanë ofruar një zgjidhje për hapësirën ku duhet të ruhen këto kontenierë.

Në një tjetër shkresë të prokurorisë me datë 28 tetor drejtuar Agjencisë Kombëtare e Mjedisit kërkohet që “të merren masat e nevojshme sipas legjislacionit në fuqi, për të siguruar mbrojtjen e mjedisit dhe shëndetit të njeriut dhe shmangien e çdo ndikimi negativ eventual”.

Por AKM e ka lexuar kërkesën e prokurorisë si një kërkesë për interpretim të ligjit mbi menaxhimin e mbetjeve.

“Kërkesa ishte për kushtet që duhet të plotësojë një hapësirë për materialet e konfiskuara kur dyshohen si të rrezikshme”- i tha BIRN-it, , drejtoreshë e kësaj agjencie.

“Nuk pergjigjemi nga AKM për hapësira konkrete, por bazën ligjore, për kriteret”- shtoi gjatë një komunikimi nëpërmjet aplikacionit ëhatsup, por nuk vendosi në dispozicion përgjigjen e plotë që i është kthyer prokurorisë.

Moszbatimi i urdhërit të prokurorisë shkaktoi të enjten debate në Kuvend, ku deputetë të opozitës akuzuan qeverinë se refuzon zbatimin e këtij urdhëri, por ministrat ‘garantuan’ se po punojnë për një zgjidhje dhe se urdhëri do të zbatohej.

“Urdhri i Prokurorisë ka dalë një ditë të dielë”- u justifikua ministri i Brendshëm Ervin Hoxha, por shtoi se institucionet po kordinoheshin për zbatimin e tij.

“Po krijojmë infrastrukturën për vendosjen e kontejnerëve në hapësira publike ku do të monitorohen nga policia”- shtoi ai.

Por deputeti i opozitës, , i cilësoi deklaratat e ministrave të “pabesueshme” dhe mosveprimin e institucioneve si tentativë për të manipuluar hetimin.

“Është e qartë që kjo qeveri po mundohet në çdo mënyrë të fshehë skandalin, të manipulojë hetimin”- tha ai.

Ndërsa deputetja Flutura Açka ngriti shqetësimin për rrezikshmërinë që këto kontenierë përbënin për qytetarët duke u lënë në det të hapur.

Shqetësimi i saj u cilësua si ‘përhapje paniku’ nga Ministri i shtetit për Parlamentin, Taulant Balla, i cili e paralajmëroi se mund të ndiqej penalisht për këtë gjë.

Udhëtimi i 102 kontenierëve me destinacion Tajlandën ka ngjallur shqetësime prej muajit gusht, kur organizata mjedisore “”, BAN, ngriti alarmin se brenda tyre mund të fshiheshin tonelata me mbetje të rrezikshme me burim hirin e oxhaqeve metalurgjike elektrike (EAFD).

Prokuroria e Durrësit ka nisur një hetim ndaj kompanisë eksportuese “Sokolaj” sh.p.k, e cila nga ana e saj ka deklaruar se i kishte blerë mbetjet nga kompania e prodhimit të shufrave të hekurit, “ International”.  Kompania “Kurum” ka mohuar që të ketë lidhje me eksportin e mbetjeve të rrezikshme, ndërsa Gjovana Sokolaj, administratore e kompanisë “Sokolaj”, ka pretenduar në Prokurori se mbetjet nuk janë të rrezikshme.

Drejtori i BAN, , i pranishëm në portin e Durrësit ditën e mbërritjes së anijes “” u bëri thirrje autoriteteve shqiptare që të mundësojnë një hapje publike të konteinerëve për një proces hetimor transparent, ndërsa kërkon që qeveria shqiptare të ndajë me organizatën e tij një mostër për analiza të pavarura.