Minatorët në protestë jashtë Kuvendit, kërkojnë miratimin e statusit të tyre
Minatorët janë ngritur në protestë ditën e sotme në ambientet e jashtme të Kuvendit duke kërkuar miratimin e statusit të minatorëve.
Ata kërkojnë miratimin e statusit të tyre në Kuvend, si dhe përmirësimin e kushteve të punës.
Ata kanë paralajmëruar se do të kalojnë në grevë urie për të shprehur më tej pakënaqësinë e tyre.
Ndërkohë kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike Gazment Bardhi, ka njoftuar se ditën e nesërme do të dorëzohet në Kuvend një projektligj në lidhje me statusin e minatorëve.
AlbaniaWeb.net