Sat, Nov 23, 2024

Pas martesës, Dafina Zeqirit po i thuhet më shpesh kjo fjali

  • PublishedOctober 31, 2024

Dafina Zeqiri ka rifilluar angazhimet e saj profesionale, vetëm pak ditë pas dasmës së saj të bukur. Artistja ka ndarë momente nga jeta e saj e përditshme në Instagram, duke publikuar foto dhe video të ndryshme.

Dafina publikoi një video duke u grimuar, derisa thoshte se tani, “nuk ka nevojë më për filtera”.

Po thojnë që s’pom vyn filteri mo, prej se jom martu”, shkroi këngëtarja bashkangjitur videos së publikuar në Instagram.

Pavarësisht se vetëm një javë ka kaluar nga ceremonia, Dafina ka njoftuar se do të rikthehet në skenë me koncerte që do të fillojnë në muajin nëntor.