Sun, Nov 24, 2024

Arrestohen 7 pedagogë të Universitetit të Elbasanit/ U sekuestrohen telefonat, prokurorët gjejnë prova në fakultet

  • PublishedNovember 1, 2024

Pas një dite intensive të sekuestrimit të dokumentacionit në lidhje me aferën korruptive në universitetin Aleksandër Xhuvani, prokuroria lëshon urdhër ndalimi për të gjithë pedagoget.

7 pedagoget që gjatë gjithë ditës kanë qenë të shoqëruar në ambientet e policisë tashmë me urdhër ndalimi të prokurorit janë dërguar në paraburgim.

Prokuroria konfirmon se në materialet e sekuestruara ka gjetur prova të mjaftueshme materiale si para, fletë provimi apo biseda telefonike. Mësohet gjithashtu se pedagogeve u janë sekuestruar edhe telefonat dhe gjithashtu në pyetje do të merren edhe studentë.



AlbaniaWeb.net