Mon, Nov 25, 2024

Çfarë ndodhi? Përse u arrestua Olivia Rodrigo?

  • PublishedNovember 1, 2024

Këngëtarja e njohur Olivia Rodrigo u arrestua teksa po udhëtonte nga Kanadaja në Portland.

Në emisionin e Jimmy Fallon, Olivia tregoi situatën e pazakontë me të cilën ishte përballur në turneun e saj botëror, ajo ishte “në telashe me ligjin” për herë të parë.

Kemi qenë në kontrollin e kufirit, jap pasaportën dhe më thonë ‘ok, kaloni’. Por më pas trokasin në derën e autobusit dhe thonë ‘na duhet Olivia’”. Fillimisht mendova se polici cili mund të donte një autograf”, tha ajo.

Ishte ora 3 e mëngjesit dhe isha e rraskapitur. Më pyetën nëse isha arrestuar ndonjëherë. Unë iu përgjigja “jo, nuk jam arrestuar”, por ata vazhduan “je e sigurt?” dhe fillova të dyshoj. Mendova ‘ndoshta më kanë arrestuar sërish dhe nuk e mbaj mend?’”, tha ajo me shaka. Pas 30 minutash, oficeri e pyeti përsëri emrin e saj, në këtë moment Rodrigo tha: “Olivia Rodrigo, R-O-N-T-R-I-G-O”.

Më pas efektivët më thanë se kishte ndodhur një keqkuptim. Më tha se është një vajzë që më ngjan shumë, është në të njëjtën moshë dhe është arrestuar shumë herë. Emri i saj është Olivia Rodriguez ”, përfundoi këngëtarja.