Mon, Nov 25, 2024

E pazakontë! Biden kafshon fëmijët për Halloween! Merr kritika në rrjet

  • PublishedNovember 1, 2024

Presidenti Joe Biden vendosi që për Halloween të kafshonte disa fëmijë në formë shakaje.

Mirëpo kjo gjë ka ngjallur reagime të shumta në rrjet ku shumë njerëz e konsideruan sjelljen e tij qesharake e të papërshtatshme.

Biden, ‘i famshëm’ për ndërveprimet lozonjare me fëmijët në ngjarje publike, u shtir gjithashtu si i frikësuar nga kostumet rrëqethëse të vizitorëve të rinj së bashku me gruan e tij Jill, e cila ishte e veshur me një kostum panda.

Shtëpia e Bardhë mbrojti të enjten vendimin e Presidentit Joe Biden për këtë ndërveprim me disa foshnja gjatë një ngjarjeje të Halloween.