Merr fund arratia! Stresi vetëdorëzohet në Policinë e Pejës
Prej kohësh i kërkuar nga Policia e Pejës për sherrin e bujshëm të ndodhur në një klub nate në Pejë, reperi i njohur Stresi ka vendosur që t;i japë fund arratisë. Ai ëhtë vetëdorëzuar mëngjesin e sotëm në Policinë e Pejës.
Lajmi është bërë me dije nga zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Dritan Rugova. Ky i fundit ka deklaruar se reperi është paraqitur rreth orës 9 të mëngjesit së bashku me avokatin e tij.
“Rreth orë 9:00, personi i kërkuar Arkimed Lushaj është vetëdorëzuar në polici së bashku me avokatin e tij. I njëjti ishte shpallur në kërkim nga policia para disa javësh”,u shpreh ai.