NBA/ Milwakee në krizë, Phoenix “thyen” Clippers, Houston befason Dallas-in
Të tjera sfida interesante u zhvilluan të enjten në mbrëmje në NBA. Vijon kriza e skuadrës së Milwaukee, që këtë sezon në NBA ka arritur vetëm një fitore në pesë ndeshje të luajtura. Edhe në sfidën e zhvilluar këtë të enjte, ekipi i Bucks u mund 122-99 nga Memphis, duke mbyllur renditjen në Lindje. Antetokounmpo realizoi 37 pikë e 11 rebound, por që s’mjaftuan, ndërsa për Memphis Jo morant ishte lojtari më i dalluar, ndërkohë që 7 lojtarë të vendasve realizuan mbi 10 pikë.
Jashtë fushe triumfon në mënyrë surprizuese skuadra e Houston, që mundi 108-102 Dallas. Jalen Green me 23 pikë e 13 rebound ishte lideri për miqtë. 29 pikët e Donçiç dhe 28 të Iriving nuk mjaftuan për mawriks që dalin të mundur nga derbi texan, duke konfirmuar faktin se teknikut Jason Kidd i duhet ende shumë punë, për të bërë Dallasin pretendente kryesore këtë sezon.
Vijon sezoni me hope i Clippers, që në fushën e tyre u mundën 125-119 nga Phoenix Suns. Booker si gjithmonë ishte më i dalluari teksa arriti të realizonte 40 pikë dhe 8 asist, ndërsa Kevin Durant shtoi edhe 18 pikë, për të siguruar suksesin ndaj Clippers
Fitore edhe për San Antonio Spurs, që mundi 106-88 Utah Jazz, e cila skuadra e vetme pa asnjë fitore këtë sezon në NBA. Për skuadrën e Greg Popoviç u dallua basketbollisti francez Wenbanayama me 25 pikë. 9 topa në tabelë dhe 7 asiste.Protagonist edhe Chris Paul me 19 pikë të realizuar dhe 10 assite.