Sat, Nov 23, 2024

Gazetari amerikan publikon regjistrimet audio pak ditë para zgjedhjeve: Trump e quante këshilltarin Bannon të pabesë, fuste në sherr…

  • PublishedNovember 2, 2024

Disa regjistrime audio të publikuara nga një gazetar nga Nju Jorku hedhin dritë mbi miqësinë mes financierit Jeffrey Epstein dhe Donald Trump, por edhe mbi mënyrën se si ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara udhëhiqte administratën e tij.

Në veçanti, regjistrimet nxjerrin në pah mënyrën se si Trump fliste për bashkëpunëtorët e tij, përfshirë ish-këshilltarin e tij Steve Bannon, të cilin e quante një “canaglia” (i pabesë).

Këto regjistrime, të publikuara në serinë e podkasteve Fire and Fury nga Michael Wolff, autor i tre librave mbi mandatin e parë të Trump dhe fushatën e tij për mandatin e dytë në vitin 2020, dhe nga James Truman, ish-gazetar i New Musical Express dhe drejtor editorial i Condé Nast, përfshijnë reflektime të Epstein mbi mekanizmat e brendshëm të Shtëpisë së Bardhë dhe rrethin e ngushtë të Trump, sipas Guardian.

Wolff thotë se regjistrimet janë bërë gjatë një interviste me Epstein në vitin 2017. Financieri vdiq në qeli në vitin 2019, pas dënimit për trafik seksual, dhunë dhe krime të tjera të rënda të kryera ndër vite.

Në regjistrime, Epstein përshkruan sesi Trump vinte bashkëpunëtorët e tij kundër njëri-tjetrit, duke përmendur emrat e Steve Bannon, Reince Priebus dhe Kellyanne Conway.

“Ai u thotë dhjetë vetave ‘Bannon është i pabesë,’ ‘Priebus nuk po bën një punë të mirë’ dhe ‘Kellyanne flet shumë – çfarë mendoni?’,” raporton Guardian duke cituar regjistrimet.

Karoline Leavitt, zëdhënëse e fushatës së Trump, reagoi duke e cilësuar Wolff “një shkrimtar në rënie që shpik vazhdimisht gënjeshtra për të shitur libra fiktivë, sepse është e qartë që nuk ka moral ose etikë”. Leavitt gjithashtu e akuzoi autorin për një “ndërhyrje të hapur zgjedhore në favor të Kamala Harris.”



AlbaniaWeb.net