Sun, Nov 24, 2024

“Kërko test shtatzënie”/ Pas puthjes së parë, çifti diskuton një plan të ri

  • PublishedNovember 2, 2024

Përpara disa netësh ndodhi puthja e parë në “BBVK” mes Gresës dhe Vullnetit, gjë që shkaktoi shumë zhurmë jo vetëm brenda shtëpisë por dhe jashtë saj. Mirëpo çifti ka nisur të flasë për disa plane të tjera pas puthjes së famshme.

Sakaq dyshja po mendonte për një strategji që do të intrigonte më tej banorët e tjerë.
Vullneti i propozoi Gresës që pas një muaji të njoftonin se ajo është shtatzënë me të, duke e bërë situatën shumë më emocionuese.

Me t’i çmend. Ne mund të ndahemi në ndërkohë, pastaj bëhet situata më interesante. Ti kërko një test të shtatzënisë”,– i tha ai duke i sugjeruar një plan që do të shkaktonte bujë dhe reagime të forta mes banorëve.

Gresa, reagoi me një qeshje dhe tha se do të sillte si pretendim se i janë marr mendtë dhe se ka të vjella.


“Këto ditë që po flejmë bashkë, mund të bëjmë ndonjë lloj tripi kinse po dëgjohet diçka” shtoi Vullneti, duke u bërë gati për të realizuar planin.