Sun, Nov 24, 2024

Nita Latifi reagon për dënimin e Luiz Ejllit: Një vit burg do t’i kushtonte shumë

  • PublishedNovember 2, 2024

Këngëtarja Nita Latifi, ish-banuese e “Big Brother VIP 2,” ishte e ftuara e fundit në emisionin “Glamour Zone” në “Ora News”. Gjatë intervistës, prezantuesja Ester Bylyku e pyeti Nitën për vendimin e fundit të Gjykatës së Fierit, që e dënon këngëtarin Luiz Ejlli me një vit burg.

Nita dhe Luizi kanë ndarë të njëjtën shtëpi në sezonin e dytë të “BBV,” dhe kjo ka ngjallur kureshtje për reagimin e saj.

E pyetur nëse ka pasur kontakt me Luizin ose Kiarën, ajo u përgjigj se ishte njohur me lajmin në internet, por nuk ishte e sigurt për vërtetësinë e tij. “Jo çdo lajm që del është i vërtetë. Nuk e di nëse është e saktë 100%,” tha Nita.

Kur Esteri i sqaroi se ishte vendim gjyqësor, Nita reagoi me habi.

Domethënë është e vërtetë? Nuk kam folur me të. Thjesht e kam takuar rastësisht në Prishtinë dhe u gëzova shumë që po arrin sukses në muzikë dhe karrierë. Më vjen keq nëse do t’i ndodhë diçka e tillë, sepse një vit burg do t’i kushtonte shumë, e normalisht, askush s’e dëshiron një gjë të tillë,” shprehu Nita me keqardhje.