Sun, Nov 24, 2024

VIDEO/ “Sapo dola, shihemi!”, Stresi lirohet nga paraburgimi në Pejë

  • PublishedNovember 2, 2024

Reperi i njohur, Arkimed Lushaj është liruar nga paraburgimi 48-orësh në Pejë.

Këtë e ka bërë të ditur vetë, Stresi përmes një videoje të publikuar në llogarinë e tij në Instagram.

“Sapo dola shihemi…. “, shkroi reperi në postimin e tij.

Vetëm të premten, prokuroria në Pejë i shqyrtoi masën e paraburgimit prej 48-orësh, duke qenë se reperi ishte vetë-dorëzuar në stacionin policor nën përfaqësimin e avokatit të tij.

Stresi ishte në kërkim prej javësh  nga autoritetet e Kosovës, pasi dyshohet të jetë përfshirë në një përleshje në një diskotekë në Pejë.

Në ngjarje dyshohet se u përfshinë po ashtu Noizy dhe DJ i tij, të cilët u arrestuan dhe u liruan me vendim të autoriteteve kosovare.



AlbaniaWeb.net