Sat, Nov 23, 2024

Rama sot takim me shqiptarët në Selanik, kryhen kontrollet e fundit të sigurisë në sallë dhe jashtë saj

  • PublishedNovember 3, 2024

Në orën 11:00 me orën lokale greke, kryeministri Edi Rama do të jetë në Selanik për t’u takuar me shqiptarët që jetojnë atje.

Kreu i qeverisë e zhvillon këtë takim menjëherë pas takimit me diasporën në New York, ku do të kërkojë votën e shqiptarëve që jetojnë jashtë.

Ndërkohë ndërsa ndajnë vetëm pak orë nga nisja e takimit, kanë nisur dhe kontrollet e fundit të sigurisë brenda dhe jashtë sallës, ku po ashtu po përdoren edhe qentë që kërkojnë eksploziv.



AlbaniaWeb.net