Fri, Nov 22, 2024

7 Mënyra si Konsumi i Vezëve në Mëngjes Ndikon Shëndetin Tuaj

  • PublishedNovember 4, 2024

Shumë njerëz mendojnë se produktet si tërshëra janë zgjedhja më e mirë për vaktin e parë të ditës, por ky është një koncept i gabuar.

Vezët janë të shijshme dhe duhet të jenë pjesë e vaktit të mëngjesit. Ato përmbajnë shumë proteina dhe ndihmojnë në uljen rriskut të shtimit në peshë në krahasim me vaktet e tjera që shumica e njerëzve zgjedhin si mëngjes.

AgroWeb.org ju njeh më poshtë me 7 arsye të vlefshme se përse vezët duhet të jenë gjithmonë pjesë e mëngjesit tuaj.

Vezët ju bëjnë të ndiheni të ngopur për më gjatë

Proteina dhe yndyra tek vezët ndihmojnë në ruajtjen e niveleve të energjisë, duke ju mbajtur të ngopur për më gjatë.

Ndihmojnë në humbjen e peshës

Studimet kanë treguar se njerëzit që hanë vezë për mëngjes kanë më shumë gjasa të humbin peshë sesa ata që hanë bukë apo diçka tjetër për mëngjes.

Janë një burim i madh i proteinave

Vezët janë një nga burimet më të mira të proteinave, që do të thotë se ato përmbajnë të gjitha aminoacidet thelbësore që duhet të marrim nga regjimet tona ushqimore.

Rekomandohet të konsumoni të paktën një vezë në ditë për të pasur një regjim ushqimor të ekuilibruar

Vezët janë të lira!

Në krahasim me ushqimet e tjera me proteina të larta, si mishi i kuq, vezët me janë më të lira dhe mund të gjenden lehtësisht kudo.

Nuk e përkeqësojnë kolesterolin

Edhe pse është e vërtetë që vezët përmbajnë një sasi të konsiderueshme të kolesterolit, studimet e fundit tregojnë që kjo nuk ndikon në përkeqësimin e niveleve të kolesterolit.

Ndihmojnë në zhvillimin e trurit dhe kujtesës

Vezët përmbajnë kolinë, një lëndë ushqyese që stimulon zhvillimin dhe funksionin e trurit. Gjithashtu konsumi i tyre përmirëson kujtesën dhe vigjilencën.

Mbrojnë shikimin tuaj

Dy antioksidantë të pranishëm tek veza si luteina dhe zeaxanthin, lidhen me mbrojtjen e syve nga dëmtimet ndaj ekspozimit nën rrezet e dëmshme të diellit.

GJithashtu konsumi i tyre mund të ulë edhe rrezikun e mundësisë për të zhvilluar katarakt në pleqëri. /AgroWeb.org