Fri, Nov 22, 2024

AXHENDA E SUPERIORES/ Java e 13 premton “shkëndija”, ka përballje mes katër skuadrave të para në renditje me një derbi që vendos kreun

  • PublishedNovember 4, 2024

Ndeshjet e javës së 13-të të Superiores premtojnë “shkëndija”, pasi ka përballej shumë të forta mes ekipeve që rivalizojnë për pozita të rëndësishme në klasifikim. Bie në sy në fakt se dy nga sfidat janë pikërisht mes katër skuadrave të para në renditjen aktuale të kampionatit.

Ndeshjet nisin të shtunën, me një duel mes Egnatias dhe Vllaznisë, të cilat kanë ambicie të qarta për t’i shkuar deri në fund kampionatit dhe që luftojnë për kreun. Në të njëjtën ditë luhet edhe ndeshja tjetër mes ekipeve të kreut, derbi kryeqytetas mes Dinamos dhe Partizanit. Po aq e luftuar parashikohet edhe ndeshja e tretë e të shtunës, ku Teuta pret Skënderbeun në një sfidë mes ekipeve që synojnë t’i bashkohen grupit të katërshes së parë.

Ndërkohë, të dielën luhet fillimisht dueli mes Laçit dhe Elbasanit, e më pas sipas kalendari edhe ai mes Tiranës dhe Bylisit, i parashikuar në orën 17:00. Megjithatë, orari për këtë të fundit mund të ndryshojë në varësi të stadiumit që bardheblutë do të sigurojnë për të luajtur këtë sfidë.

JAVA 13

Të shtunën, 09/11
Egnatia-Vllaznia ora 14:00
Dinamo-Partizani ora 17:00
Teuta-Skënderbeu ora 17:00

Të dielën, 10/11
Laçi-Elbasani ora 14:00
Tirana-Bylis ora 17:00


AlbaniaWeb.net