Sat, Nov 23, 2024

Një ditë para zgjedhjeve presidenciale në SHBA/ Kush po udhëheq shtetet e fushëbetejës, Trump apo Harris?

  • PublishedNovember 4, 2024

Më pak se 24 orë nga hapja e qendrave të votimit, sondazhet konfirmojnë se hendeku në parashikimin e votave midis Kamala Harris dhe Donald Trump, është shumë i ngushtë.

Mirëpo kush po udhëheq shtetet e fushëbetejës?

Zëvendëspresidentja demokrate Kamala Harris është tre pikë në rritje në Nevada dhe dy në Karolinën e Veriut dhe Wisconsin, sipas sondazheve të kolegjit New York Times/Siena. Harris është gjithashtu një pikë përpara Donald Trump në Gjeorgji.

Nga ana tjetër Trump kryeson me katër pikë në Arizona, ndërsa dyshja është e barabartë në Michigan dhe Pensilvani.



AlbaniaWeb.net