Fri, Nov 22, 2024

“Receta e suksesit? Përkushtimi”, tekniku i Lille: Juve ekip i fortë, të shfrytëzojmë rastet tona

  • PublishedNovember 4, 2024

Lille synon që të vijojë rrugëtimin pozitiv në Champions, teksa këtë herë, përballë do të jetë Juventus. Trajneri i francezëve, Bruno Genesio tha se nëse skuadra është e përkushtuar, mund t’ia dalë.

“Çdo ndeshje e Ligës së Kampionëve është e ndryshme, por ka një parametër themelor për të arritur një rezultat, është përkushtimi.

Si të gjitha skuadrat italiane, Juventusi është shumë mirë i organizuar dhe shumë i vështirë. Është e rëndësishme të jemi të vetëdijshëm se ne kemi arritur tashmë dy suksese në këtë kompeticion, kështu që do të shfrytëzojmë sa më shumë shanset tona, kemi tifozët tanë që do të na japin forcë”.

Sa shumë lojtarë të dëmtuar – “Samuel Umtiti, Tiago Santos dhe Nabil Bentaleb janë të dëmtuar, plus Ethan Mbappé, Hakon Haraldsson, Rémy Cabella, Thomas Meunier, Ousmane Touré. Ismaily nuk është plotësisht në formë. André Gomes është gjithashtu i dëmtuar, pavarësisht se nuk ishte në listën e UEFA-s”- tha ai.

(J.S/)


AlbaniaWeb.net