Sat, Nov 23, 2024

“Vorio Epiri ka vdekur”, reagon Athina pas deklaratës së Ramës: Rruga e Shqipërisë drejt Evropës kalon nga Greqia

  • PublishedNovember 4, 2024

Athina zyrtare ka reaguar pas deklaratës së kryeministrit Edi Rama nga takimi me diasporën në Selanik.

I pyetur nga gazetarët grekë në konferencën për mediat që zhvillohet dy herë në javë se cila është përgjigja e Athinës ndaj deklaratës së kryeministrit shqiptar Edi Rama se Vorio Epiri është një term që ka vdekur, zëdhënësi i qeverisë Pavlos Marinakis ka deklaruar:

Epiri i Veriut mund të mos ekzistojë për zotin Rama, por besoj se  është e vetëkuptueshme që në Shqipëri jeton minoriteti etnik grek me  të drejtat e tij. Respekti ndaj tyre dhe në përgjithësi repsketi për minoritetin etnik grek në Shqipëri është një kusht i qartë për procesin e anëtarësimit të Shqipërisë, sipas qëndrimit unanim të 27 vendeve anëtare, siç theksoi me të drejtë Ministria e Jashtme. Me pak fjalë, rruga e Shqipërisë drejt Evropës kalon nga Athina, kalon nga Greqia dhe ka një kusht që askush nuk mund ta anashkalojë, i cili është respekti i minoritetit etnik grek në Shqipëri.

 



AlbaniaWeb.net