Fri, Nov 22, 2024

6 pedagogët e arrestuar për korrupsion në universitetin e Elbasanit/ Gjykata vendos ta çojë në SPAK çështjen

  • PublishedNovember 5, 2024

Dalin sot para gjykatës 6 pedagogët e arrestuar për korrupsion pasiv në universitetin e Elbasanit. Gjykata vendos ta çojë në SPAK çështjen.

Pedagoget e Fakultetit të Shkencave të Edukimit u arrestuan nga policia mëngjesin e së premtes teksa ishin në ambientet e fakultetit.

Njëra prej tyre ndodhej jashtë vendit dhe është shpallur në kërkim.

Prokuroria sot pritet të kërkojë masën e sigurisë detyrim paraqitje dhe pezullim nga detyra për pedagogët dhe arrest me burg për sekserin Gazmend Hodo.



AlbaniaWeb.net