Zarf brenda shtëpisë së “BBVK”, çfarë lajmi iu komunikua banorëve?
Në shtëpinë e BBVK3, një zarf i bardhë u dorëzua nga Vëllai i Madh, duke ngritur kureshtjen dhe entuziazmin e banorëve. Ky zarf kishte të bënte me buxhetin e javës dhe ndikonte drejtpërdrejt në cilësinë e përvojës së tyre brenda shtëpisë.
Pasi u lexua njoftimi, banorët mësuan me gëzim se kishin arritur të fitojnë 100% të buxhetit.
Ky rezultat pozitiv është një shenjë e përpjekjeve dhe bashkëpunimit të tyre gjatë javës.
Kujtojmë se sfida konsistonte në mbledhjen e sa më shumë qimeve, aty ku banorët u detyruan të prisnin flokët e madje Gjesti hoqi edhe vetullat.