Sat, Nov 23, 2024

Aleanca e përjetshme/ Çfarë do ndodhë mes Trump dhe qeverisë së majtë në Angli

  • PublishedNovember 6, 2024

Që kur ish-udhëheqësi legjendar britanik i Luftës së Dytë Botërore, Winston Churchill, përdori togfjalëshin “marrëdhëniet speciale”.

Mes ish-Perandorisë britanike dhe Shteteve të Bashkuara, shpesh është ngritur që prej atëherë pikëpyetja për të ardhmen e këtyre marrëdhënieve unike, sa herë ka pasur kuaj karroce të racave të ndryshme ideologjike në Shtëpinë e Bardhë dhe Downing Street.

Aq më shumë në këtë rikthim të Trump që përballë do ketë si homolog një Kryeministër të qëndrës së majtë, si Sir Keir Stamer. Si ky i fundit ashtu edhe Ministri i Jashtëm aktual, në të shkuarën jo të afërt kanë pasur prononcime të forta ndaj politikanit Trump, të cilat ata shpresojnë të jenë harruar.

Pragmatizmi politik i ka detyruar, siç ndodh shpesh në politiken e madhe të kapërdijnë atë që kanë thënë, dhe të punojnë për interesa më të mëdha.

Që gjatë fushatës ata kanë kontaktuar me ekipin e Trump, madje kanë qenë në shtator për dy orë për darkë në Kullën Trump me presidentin e ri dhe sipas burimeve diplomatike, darka ka kaluar shumë mirë. Minisitri i Jashtëm David Lammy shpreson tek marrëdhënia me zv.presidentin e ri JD Vance me të cilin  kanë raporte të hershme që nga koha kur të dy mendonin shume negativisht për Trumpin.

Enigma mbesin krizat e mëdha dhe luftërat, por diplomatët britanike shpresojnë në dashurinë e Trumpit për bërje ujdirash, që ai ti bëj presion Putinit dhe mos e braktis Ukrainën.

Por ajo ku Britania mbetet disi e papërgatitur është tek luftërat tregtare dhe kërcënimin e tarifave 10% të mallrave të importuara në Amerikë, edhe pse ka një lloj qetësie se marrëdhëniet tregtare mes Britanisë dhe SHBA-se, janë më shumë të karakterit të shërbimeve, të cilat mund të mos preken nga këto tarifa.

Ndërkohë Britania eksporton mallra me një vlerë prej 70 miliardësh , në makina, produkte farmaceutike dhe uiskin skocez, çka është sa dyfishi i volumit tregtar me Gjermaninë.

Edhe pse turbulencat ekonomike dhe globale gjithmonë shoqërohen me kosto, qeveria e Sir Keir Stamer, shpreson se kanë berë sa kanë mundur të ofrojnë një sistem kapot për t’i mbajtur te ngrohta marrëdhëniet mes dy anëve të Atlantikut, çka pritet të konfirmohet gjate 4 viteve të ardhshme.



AlbaniaWeb.net