Sun, Nov 24, 2024

Amorim bën “djallin”, turpëron Guardiola-n, Man.City në krizë totale

  • PublishedNovember 6, 2024

Në 6 vite e fundit nuk kishte ndodhur kurrë që Man.City të pësonte 3 humbje radhazi. Nuk kishte ndodhur kurrë që Haaland të shënonte vetëm një gol në 5 ndeshjet e fundit, statistika këto që tregojnë qartë se Man.City është zyrtarisht në krizë. Duket e vështirë për t’u besuar, por Man.City pësoi një humbje me “poker” golash në transfertë përballë Sporting Lisbona. Kjo ishte dhurata e parë që Ruben Amorim i bën tifozëve të Man.United, ekipit të tij të ardhshëm, të turpërosh Man.City në Champions nuk është pak.

Ekipi i Pep Guardiola-s krijoi iluzionin se do ta zgjidhnin lehtë këtë transfertë pasi Foden kaloi “qytetarët” në avantazh që në minutën e 4-ët. Goli shkundi portugezët, me Viktor Gyokeres që fillimisht barazoi shifrat në 1-1 me një zbritje të shpejt në sulm.

Me fillimin e pjesës së dytë, Sportming tronditi Man.City me dy gola të shpejtë. Në minutën e 46-të, Araujo përmbysi rezultatin, ndërsa 3 minuta më pas Gyokeres u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë duke dërguar shifrat në 3-1.

Man.City kishte shansin e artë të rikthehej në lojë, por Haaland gaboi nga pika e bardhë e penalltisë duke përplasur topin në traversë. Atë që nuk bëri Haaland, e bëri sërish Gyokeres, me “bomberin” suedez që kompletoi “tripletën” e tij personale, goli i katërt për Sporting duke e kthyer në festë këtë mbrëmje të paharruar për Amorim dhe për tifozët e Sporting.

E kishte të vështirë të gjente fjalët e duhura pas një humbje të tillë Pep Guardiola: “Nuk mund të thuash shumë gjera pas një humbje 4-1. Ky është një moment i vështirë në aspektin e rezultateve, por unë jam këtu, dua të jem këtu, të luftoj dhe të mos heq dorë. Më pëlqen një sfidë e tillë në një moment të tillë. E dija që në fillim se do të ishte një sezon i vështirë, e kemi folur këtë”.

  • foto galeri
  • foto galeri

Ashtu siç pritej, disfata e Man.City në Lisbonë, me Amorim si rival pushtoi faqet e para të mediave angleze.

()


AlbaniaWeb.net