Fri, Nov 22, 2024

Doli nga ‘BBVK’, reagon për herë të parë Atilla Kardesh

  • PublishedNovember 6, 2024

Pas vetëm tre ditësh qëndrimi në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova 3, Atilla Kardesh, ish-bashkëshorti i Drenusha Latifi, i cili është akuzuar nga ajo për dhunë fizike, ka vendosur të largohet nga gara.

Arsyeja e dhënë nga Kardesh për këtë vendim ishte kujdesi për fëmijët e tij. Largimi i tij u bë publik, dhe menjëherë pas daljes, ai reagoi në rrjetet sociale përmes një ‘Instastory’, ku publikoi një fotografi të shoqëruar me një përshkrim.

“Task Completed” – ishin fjalët që ai zgjodhi, që në shqip përkthehet si “Detyrë e përfunduar”.