Fri, Nov 22, 2024

Gresa zbulon këshillat e Luizit para hyrjes në BBVK: Fotot provokative të dëmtojnë

  • PublishedNovember 6, 2024

Gjatë një bisede me banorin tjetër, Vullnetin, Gresa zbuloi se para se të hynte në BBVK, i kishte dërguar një mesazh Luizit në Instagram për të marrë ndonjë këshillë mbi eksperiencën në shtëpi. Ajo tregoi se Luizi i ishte përgjigjur brenda pesë minutash, duke i dhënë disa këshilla të sinqerta.

Pjesë nga biseda e tyre:

Gresa: “Para se të futesha në shtëpi, mendova t’i shkruaja Luizit në Instagram dhe ta pyesja nëse kishte ndonjë këshillë për mua. I dërgova një mesazh me llogarinë time personale, ku kam disa foto provokative, dhe nuk vonoi shumë që të më kthente përgjigje.

Luizi më shkruajti:

‘Përshëndetje. Së pari, nuk të njoh dhe nuk e di çfarë tipi je. Së dyti, nuk ta sugjeroj të hysh, pasi nuk ke mjaftueshëm përvojë për një vend të tillë. Së treti, nëse hyn, do dalësh pas dy ditësh. Së katërti, fotot provokative që ke në profil të dëmtojnë direkt. Së pesti, edhe fotot luksoze mund të të shkaktojnë probleme.’

Gresa e ndau këtë moment me banorët, duke e përshkruar si një ndër këshillat e para që mori përpara se të bëhej pjesë e BBVK.