Nisi me 15 minuta vonesë, zbulohet motivi i shtyrjes së ndeshjes Bayern-Benfica
Ndeshja e Champions League mes Bayernit dhe Benfikës, e planifikuar të luhet në Mynih, nisi me 15 minuta vonesë. Sipas asaj që shkruajnë mediat, në metron e qytetit ka pasur një problem teknik, çka ka shkaktuar vonesa për futjen e tifozëve në “Allianz Arena”.
Në orën 21.00, sfida nisi normalisht, me takimin që shkon për llogari të xhiros së katërt në kompeticionin më të rëndësishëm për klube.
(J.S/)