Sat, Nov 23, 2024

Kërkoi zbutje të masës së sigurisë, GJKKO lë në burg “financierin e Habiljave”, Nezar Seiti

  • PublishedNovember 7, 2024

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar rrëzoi kërkesën e Nezar Seitit për zëvëndësimin e masës së sigurisë.

Lajmi konfirmohet nga gazetarja e AlbaniaWeb.net, Anila Hoxha. Nezar Seiti njihet si “financieri i Habiljave”.

1. Kërkuesi Nezar Seiti me datë 31.10.2024 ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “Zëvendësimin e masës së sigurimit”.

2. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtaret Elsa Ulliri, Rudina Palloj dhe Luljeta Kole, bazuar në nenin 260 të K.Pr.Penale, me vendimin Nr. 620, datë 07.11.2024, vendosi:

1. Rrëzimin e kërkesës.

2. Shpenzimet gjyqësore siç janë bërë.

3. Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar brenda 5 ditëve duke filluar ky afat nga e nesërmja e komunikimit të vendimit.



AlbaniaWeb.net