Sat, Nov 23, 2024

“Kur u ktheva gjeta karrige të vjetër, edhe këtë e vodhët?!” Nallbati përplaset me Gogun: Prej një njeriu të vetëm që është armiqësuar me shqiptarët…

  • PublishedNovember 7, 2024

Deputeti Bledjon Nallbati është përplasur me socialistin Toni Gogu këtë të enjte në seancë plenare.

Demokrati tha se karrigia që gjeti është e vjetër, edhe pse është paguar nga vetë ai, pas djegies së tyre gjatë seancës para disa javëve.

Nallbati: Kur u ktheva gjeta karrige të vjetër, edhe këtë e vodhe?

Gogu: Që rregullorja e Kuvendit shqetëson të gjithë ata që janë armiqësuar me rregullin absolutisht është e dukshme, mua më dhimbsen të gjithë kolegët që në familjet e tyre janë mësuar të zbatojnë rregulli dhe ligjin por për shkak të një njeriu të vetëm që është armiqësuar me shqiptarët ka marrë dhe ju ka kthyer të gjithëve me ligjin dhe doni që logon e kuvendit në vend të shqiponjës doni që të jetë këmbë e karriges, zjarrin që keni në shtëpinë tuaj ta çoni në shtëpinë e shqiptarëve.

Përdori një term shumë denigrues, e quajti memecë. Dhunën verbale juve e thoni normale sepse është kultura e shtëpisë suaj politike. Do shkoni në dhunë dhe në humbje.



AlbaniaWeb.net