Pas daljes së Atillës, kriset raporti mes Drenushës dhe Rezartit: Po ma zë frymën
Pas largimit të Atilla Kardesh nga ‘Big Brother VIP Kosova’, janë acaruar raportet mes Drenushës dhe Rezit, dy banorëve që kanë pasur afrimitet që në ditët e para.
Ndonëse ende nuk dihet saktësisht se çfarë krisi në raportin e tyre, Drenusha deklaroi mbrëmjen e kaluar se Rezarti nuk po lejon askënd tjetër që të ulet pranë saj.
“Mua ma zënë frymën meshkujt si puna jote, krejt ma zini frymën. Shumë e thjeshtë, kaq. Të më zësh frymën mua nuk mundet kurrkush, jam e lirë, e lirë. Me i thënë njeriut, veç mos më prek e po ma zë frymën, unë s’paskam parë kështu. O burrë po ma zë frymën edhe kaq. E ke treguar veten sot saktë kush je. Veç fjalën që e ke thënë para Sarës është turpi më i madh që ekziston. Nuk është hera e parë, disa herë ta kam thënë. Po ma zini frymën ju, unë s’i përqafoj as femrat kështu. I ka thënë Besforti sot diçka në mëngjes, edhe tërë kohën po merret me atë punë, pse i the. Edhe unë kam qenë tërë kohën duke folur me të, duke ndenjur dhe duke qeshur. Veç pse i thashë je duke ma zënë frymën se po më afrohesh shumë afër. S’e lë askënd të ulet afër meje. Lëri njerëzit të ulen, se unë s’jam pronë e askujt”– tha Drenusha e acaruar.
Edhe mëngjesin e sotëm, Drenusha ia ka bërë të qartë Rezartit raportin mes tyre, duke theksuar se nuk ka hyrë brenda ‘BBVK’ për të krijuar lidhje.
“Shiko Rezi, unë këtu s’kam ardhur të bëj lidhje, as pëlqime. As nuk më intereson ajo pjesë. Kam ardhur të krijoj shoqëri e të përjetoj eksperiencën më të mirë të jetës sime”