Si ndihet Trump sipas zyrtarëve të afërt dhe ‘thembra e Akilit’ që ai dëshiron të shmangë
Donald Trump ka “mësuar” nga viti 2016 dhe synon të marrë vendime të mirëmendura për personelin përpara se të marrë sërish detyrën, sipas një prej zyrtarëve të lartë të fushatës së tij.
Presidenti i zgjedhur kaloi ditën dje duke folur me liderët botërorë teksa qëndronte në Florida, pasi mposhti Kamala Harris në zgjedhje.
“Mbështetësit nga e gjithë bota ishin vërtet të lumtur që biseduan me Trump dhe e dinin se ai do kthehej, dhe ai fitoi këto zgjedhje të mëdha ”, tha zyrtari.
Trump thuhet se ndryshe nga viti 2016, është i gatshëm të bëjë emërime të mirëmenduara në ekipin e tij, diçka që 8 vite më parë konsiderohej si ‘thembra e tij e Akilit’.
Burimi thotë se Trump ndihet më mirë për gjithçka – veten, arritjet e tij dhe është i kënaqur nga rezultatet e zgjedhjeve.
Thuhet gjithashtu se Trump po synon të përmbushë premtimet e tij ndaj njerëzve që e zgjodhën, qoftë kjo për energjinë apo premtimin e tij për të mos shtuar taksa mbi bakshish.
“Kjo ishte një fushatë për amerikanët që punojnë çdo ditë,” thotë zyrtari.
Përveçse do të flasë me më shumë liderë botërorë, Trump do të takohet sot me ekipin e tranzicionit teksa do t’i kthejë sytë drejt kthimit në Shtëpinë e Bardhë.
AlbaniaWeb.net